Dhjetëra të vdekur pas sulmeve me raketa në Siri

Azia

Dhjetëra të vdekur pas sulmeve me raketa në Siri

Më: 30 prill 2018 Në ora: 13:28
Ilustrim

Një numër raketash kanë goditur disa lokacione ushtarake në veri të Sirisë, mbrëmjen e së dielës, duke shkaktuar dhjetëra fatalitete.

Nga ushtria Siriane kanë deklaruar se janë sulmuar objektet ushtarake në Hama dhe Aleppo.

Fillimisht nuk kishte deklarata sa i përket numrit të personave të vdekur, megjithatë një grup monitorues britanik ka bërë të ditur se 26 luftëtarë pro-qeveritarë kanë mbetur të vdekur.

Ende nuk dihet se kush është prapa këtyre sulmeve.

Shtetet perëndimore dhe Izraeli më pare kishin sulmuar lokacione në Siri.

Në fillim të këtij muaji SHBA-të, Britania dhe Franca patën bombarduar tre ndërtesa për të cilat kanë deklaruar se ishin të lidhura me programin e armëve kimike të qeverisë siriane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat