Irani: Sulmet izraelite në Siri, bazuar në pretekste të sajuara - Bota Sot
Irani: Sulmet izraelite në Siri, bazuar në pretekste të sajuara

Azia

E mërkurë, 17 tetor 2018

Irani: Sulmet izraelite në Siri, bazuar në pretekste të sajuara

Më: 11 maj 2018 Në ora: 20:05
Siri

Autoritetet iraniane thonë se sulmet me raketa të Izraelit në Siri bazoheshin në "pretekste të sajuara".

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Iranit Bahram Ghasemi, citohej nga agjensia shtetërore IRNA të ketë thënë se sulmet ishin një shkelje e sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial të Sirisë. Sipas tij Siria ka të drejtën të mbrojë veten "kundër agresorëve".

Ushtria izraelite publikoi sot pamje të bazave ushtarake iraniane në Siri të cilat u goditën prej forcave ajrore izraelite. Sipas një njoftimi të gazetës “Jerusalem Post”, sulmi izraelit ndaj 50 objektivave iranianë në Siri, erdhi pas lëshimit të 20 raketave në drejtim të Izraelit"

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri thirrje për ndalim të menjëhershëm të të gjitha veprimeve armiqësore dhe provokimeve për të "shmangur një përplaje të re” në Lindjen e Mesme.

Dje Shtëpia e Bardhë i dënoi sulmet iraniane me raketa ndaj Izraelit duke i cilësuar si një "zhvillim i papranueshëm dhe shumë i rrezikshëm për të gjithë Lindjen e Mesme".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test