Gazi i klorit ka gjasa të jetë përdorur në një sulm në Idlib - Bota Sot
Gazi i klorit ka gjasa të jetë përdorur në një sulm në Idlib

Azia

E premte, 16 nëntor 2018

Gazi i klorit ka gjasa të jetë përdorur në një sulm në Idlib

Më: 16 maj 2018 Në ora: 14:36
Një fëmijë sirian trajtohet në spital, pas një sulmi të dyshuar kimik në Saraqib, Idlib. Foto nga arkivi

Municionet e ndaluara të klorit me gjasë janë përdorur gjatë një sulmi në muajin shkurt në një lagje në provincën Idlib të Sirisë, ka thënë trupi ndërkombëtar për armë kimike, pasi testet laboratorike konfirmuan praninë e kimikatit toksik.

Në raportin e fundit për përdorimin sistematik të municioneve të ndaluara në luftën civile në Siri, Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPXQ), nuk ka saktësuar se cila palë qëndron prapa sulmit në Saraqib, që gjendet në territorin e kontrolluar nga rebelët në provicën Idlib, transmeton Reuters.

Misioni i OPCW për Siri ka thënë se ka “gjetur se klori është lëshuar përmes cilindrave në Al Talil të lagjes Saraqib”, thuhet në deklaratën e organizatës.

Dhjetëra persona ishin trajtuar nëpër qendrat lokale spitalore, pasi kishin pasur probleme me frymëmarrje pas sulmit të 4 shkurtit.

Këto përfundime janë nxjerr pas analizës së dy cilindrave, ku janë gjetur se kanë pasur përmbajtje të klorit.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike edhe më herët ka thënë se Qeveria siriane ka përdorur agjentin nervor sarin dhe klorin, në sulmet ku janë vrarë dhe plagosur qindra civilë. Rebelët, ndërkaq është thënë se kanë përdorur sulfur mustard në një rast, por me sasi të vogël.

Qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad ka mohuar vazhdimisht se ka përdorur armë kimike dhe ka akuzuar rebelët se kanë inskenuar sulme të tilla për të fajësuar forcat qeveritare për këto mizori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test