Dhjetëra, numri i të vrarëve në Gaza

Azia

Dhjetëra, numri i të vrarëve në Gaza

Më: 16 maj 2018 Në ora: 18:21
Ilustrim

Protestat në pikën që njihet si ndarëse mes Palestinës dhe Izraelit po vazhdojnë. Numri palestinezëve të vrarë po rritet ashtu si tensionet ndërkombëtare.

Protesta anembanë në qytete të botës janë mbajtur duke shënuar Nakbën apo ditën kur Izreali i njoh zyrtarisht si shtet më 15 maj 1948.

Protesta e së martës në Gaza të Palestinës la të vrarë më shumë se 60 palestinezë të cilët u vranë nga forcat ushtarake izraelitë, pasi që u mblodhën pranë kufirit me Izraelin në Gaza.

Palestinezët në enklavë kishin protestuar për disa javë, duke kërkuar që refugjatëve palestinezë t'u jepej e drejta për t'u kthyer në vendet e tyre të stërgjyshërve.

Rreth 70 për qind e popullsisë së Gazës, e vlerësuar në dy milionë, janë refugjatë ose pasardhës të refugjatëve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat