Virusi Ebola shpërndahet në një qytet në Kongo - Bota Sot
Virusi Ebola shpërndahet në një qytet në Kongo

Azia

E martë, 23 tetor 2018

Virusi Ebola shpërndahet në një qytet në Kongo

Më: 17 maj 2018 Në ora: 09:01
Ilustrim

Virusi Ebola është shpërndarë nga fshati në një qytet në Kongo, duke rritur shqetësimet se sëmundja do të jetë shumë e vështirë për t’u kontrolluar.

Ministri i Shëndetësisë, Oly Ilunga Kalenga ka konfirmuar disa raste në qytetin Mbandaka, të banuar nga rreth një million banorë.

Ky qytet njihet për trafik të madh dhe lidhje me kryeqytetin Kinshasa.

Deri më tash është raportuar për 42 persona të infektuar derisa 23 konsiderohet të kenë vdekur.

Të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dërguar më shumë se 4,000 doza të një vaksine eksperimentale dhe një sasi tjetër pritet të dërgohet sërish.

Vaksina në fjalë është e palicensuar mirëpo është treguar efektive në disa raste kur ka shpërtyyer Ebola në Afrikën Perëndimore.

Ajo duhet të ruhet në temperaturë mes -60 dhe -80 gradë Celsius, mirëpo furnizimet me energji elektrike nuk janë stabile në Kongo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test