Policia indiane nxjerr 106 kapsula kokaine nga barku i gruas

Azia

Policia indiane nxjerr 106 kapsula kokaine nga barku i gruas

Më: 21 maj 2018 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Policia indiane ka bërë të ditur se kanë nxjerrë 106 kapsula të kokainës nga barku i një gruaje, e cila dashur që t’i kontrabandonte ato.

25 vjeçarja e cila u arrestua në aeroportin nacional në Delhi, ka kaluar disa javë në spital për t’u mjekuar nga efekti i kokainës.

Zyrtarët nga departamenti i narkotikëve kanë thënë se ky është numri më i madh i kapsulave që ndonjëherë kanë nxjerr nga një person, raporton BBC.

Ata po ashtu kanë treguar se bëhet fjalë për kokainë të kualitetit të lartë nga Kolumbia, për dallim nga rastet e ngjashme ku përdoret drogë e dobët apo e lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat