Ushtria siriane rikthen kontrollin e plotë të Damaskut - Bota Sot
Ushtria siriane rikthen kontrollin e plotë të Damaskut

Azia

E premte, 19 tetor 2018

Ushtria siriane rikthen kontrollin e plotë të Damaskut

Më: 21 maj 2018 Në ora: 20:02
Damask, Siri

Ushtria e Sirisë tha se ka marrë kontrollin e plotë të të gjitha zonave përreth kryeqytetit Damask - për herë të parë në gjashtë vjet.

"Damasku dhe rrethinat janë krejtësisht të sigurta", tha zëdhënësi i ushtrisë, gjenerali Ali Mayhoub.

Njoftimi u bë pasi trupat qeveritare pastruan kampin e refugjatëve palestinezë Yarmouk dhe qarkun Hajar al-Asvad nga militantët e Shtetit Islamik.

Lufta civile në Siri ka nisur qysh në vitin 2011 me protesta kundër presidentit Bashar al-Assad.

Vitin pasues, qeveria ka nisur të humbë kontrollin e zonave të Damaskut përballë xhihadistëve dhe rebelëve.

Luftimet kanë lënë së paku 350 mijë njerëz të vrarë dhe kanë zhvendosur mbi 100 milionë të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test