Egjipti ndalon gjymtimin gjenital tek vajzat dhe gratë - Bota Sot
Egjipti ndalon gjymtimin gjenital tek vajzat dhe gratë

Azia

E martë, 20 nëntor 2018

Egjipti ndalon gjymtimin gjenital tek vajzat dhe gratë

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Bashkësia Islame në Egjip, Dar Al-Iftaa, ka deklaruar më 30 maj të këtij viti se gjymtimi gjenital tek vajzat ndalohet në Islam.

Sipas Bashkësisë në Cairo ky akt ndalohet ngase shkakton efekte të dëmshme në trup.     

Dar Al-Iftaa,  gjithashtu shpjegoi se gjymtimi i njohur me shkurtesën FGM, nuk është përmendur në ligjet islame dhe se ajo ende ndodh për shkak se ajo konsiderohet të jetë një normë shoqërore në zonat rurale dhe disa pjesë të varfra të Egjiptit.

FGM konsiderohet si një sulm ndaj fesë duke dëmtuar organin më të ndjeshëm në trupin femëror. Në Islam, mbrojtja e trupit nga çdo dëm është një domosdoshmëri dhe gjymtimi shkel këtë rregull; prandaj, nëse prindërit e femrave që i nënshtrohen FGM pëlqimin për operacionin e neveritshme, ata duhet të dënohen.

Ministri i Shëndetësisë dhe Gjykata Administrative e Drejtësisë vendosën që "FGM duhet të ndalohet në spitale dhe klinika publike / private. Dhe kjo duhet të bëhet vetëm nëse femra vuan nga një sëmundje serioze, e cila vendoset nga kreu i departamentit të gjinekologjisë bazuar në rekomandimet e mjekut”.

Gjykata e Drejtësisë aprovoi që operacioni nuk do të jetë kundër ligjit vetëm nëse miratohet nga vetë Ministri i Shëndetësisë.

Studimet e UNICEF-it të vitit 2014 treguan se 91 për qind e femrave të moshës 15-49 vjeç i nënshtrohen FGM në Egjipt dhe mbi 80 për qind e këtyre femrave janë nga grup mosha 0-15 vjeç. Gjithashtu është gjetur se është më e zakonshme në zonat rurale dhe më pak e zakonshme në pjesët e pasura të vendit.

Kombet e Bashkuara janë të angazhuara të punojnë krah për krah me qeverinë egjiptiane për të luftuar FGM, duke deklaruar se "Kombet e Bashkuara në Egjipt i njohin përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë, e cila ka çuar në reduktimin e FGM në grup moshat më të reja (15- Për më tepër, miratimi i një Strategjie Kombëtare FGM 2016-2020 dhe më e rëndësishmja, vendimi i fundit për të ndryshuar dhe përforcuar ligjin që penalizon FGM ishin hapa kritike të marra për të adresuar FGM ".

Kjo Deklaratë së bashku me deklaratën e Dar Al-Iftaa miratojnë që FGM duhet të ndalohet në Egjipt dhe Ministri i Shëndetësisë egjiptiane, Ahmed Emad, paraqiti gjashtë hapa për të eliminuar FGM deri në vitin 2030. Hapi i parë është kriminalizmi i aktit përmes Kodit Penal. Ky hap po konsiderohet hap [para drejt avancimit të drejtës së gruas në Egjipt, por edhe Islam.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test