Përleshjet e reja ndërpresin armëpushimin Indi-Pakistan - Bota Sot
Përleshjet e reja ndërpresin armëpushimin Indi-Pakistan

Azia

E martë, 20 nëntor 2018

Përleshjet e reja ndërpresin armëpushimin Indi-Pakistan

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 20:18
Të dyja shtetet kërkojnë të drejtën e administrimit në gjithë territorin e Kashmirit.

Dy ushtarë të Indisë janë vrarë në shkëmbimin e zjarrit në kufirin ndërmjet Indisë dhe Pakistanit në Kashmir, njoftuan autoritetet e Indisë, me çka është ndërprerë armëpushimi.

Në përleshje janë lënduar edhe shtatë civilë.

Forcat e sigurisë së Indisë njoftuan se kanë kthyer zjarrin ndaj kufitarëve pakistanezë në verilindje të qytetit Sialkota, sot herët në mëngjes në Kashmir, rajon kontestues ndërmjet dy shteteve.

Të dyja shtetet kërkojnë të drejtën e administrimit në gjithë territorin e Kashmirit.

Autoritetet e Pakistanit nuk komentuan kumtesën e ushtrisë së Indisë.

Përleshjet shpërthyen vetëm katër ditë pas premtimit të ushtrisë së Indisë dhe Pakistanit për respektimin e armëpushimit sipas marrëveshjes së vitit 2003 në Kashmir.

Rajoni Himalaja i Kashmirit me shumicën e popullsisë myslimane ndahet midis Indisë dhe Pakistanit.

Në rebelimin separatist që destabilizoi pjesën indiane të Kashmirit që nga fundi i viteve 1980, dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur. Nju Delhi rregullisht akuzon Islamabadin për nxitjen e lëvizjes separatiste që Pakistani e mohon.

Rreth 500,000 ushtarë indianë janë mobilizuar në Kashmir, në krahasim me 50,000 deri në 100,000 ushtarë pakistanezë, vlerësojnë ekspertët, pasi këto dy vende refuzojnë të japin kuotën e numrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test