Agjencitë humanitare ndërkombëtare paralajmërojnë se një betejë e madhe për qytetin e Jemenit Hodeidu, mund të çojë në gjakderdhjen mes Arabisë Saudite dhe Jemenit, dhe mbylljen e portit.
Përmes portit kalon shumica e importeve tregtare të vendit dhe ndihmat humanitare që janë shumë të nevojshme.
Ndërmjetësi i OKB-së për Jemen, Martin Griffiths është në bisedime me lëvizjen Huti, për të dorëzuar kontrollin mbi portin në Kombet e Bashkuara, në përpjekje për të parandaluar një sulm nga koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite kundër qytetit.
Në qytetin Hodeidu jetojnë më shumë se 400,000 banorë.