Dyshimet për manipulim, urdhërohet rinumërimi i votave në Irak

Azia

Dyshimet për manipulim, urdhërohet rinumërimi i votave në Irak

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 06:19
Të martën, kryeministri Haider al-Abadi paralajmëroi se agjencitë e sigurisë kishin prova të shkeljeve “të paprecedenta” gjatë procesit të votimit dhe numërimit.

Parlamenti i Irakut ka votuar për të kryer rinumërimin manual të votave të hedhura në zgjedhjet legjislative të muajit të kaluar, mes përhapjes së akuzave për mashtrim.

Deputetët gjithashtu zëvendësuan udhëheqjen e Komisionit Zgjedhor dhe anuluan votat e irakenëve të huaj dhe atyre të zhvendosur. Të martën, kryeministri Haider al-Abadi paralajmëroi se agjencitë e sigurisë kishin prova të shkeljeve “të paprecedenta” gjatë procesit të votimit dhe numërimit.

Ai tha se çështja kryesore ishte me makinat e numërimit elektronik që u përdorën për herë të parë në Irak, pikërisht për zgjedhjet e 12 majit. Momentalisht nuk është e qartë nëse rinumërimi i votave do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve, gjë që do të përcaktohet vetëm pasi procesi të ketë përfunduar.

Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të 12 majit dhanë 54 nga 328 vende në parlament për një aleancë nacionaliste midis klerit musliman Shia Moqtada Sadr, milicia e të cilit dikur luftonte trupat amerikane dhe një numër partish kryesisht laike.

Një bllok i lidhur me paraushtarakët Shia të mbështetur nga Irani që kanë luftuar me grupin xhihadist Shtetit Islamik (IS) gjatë katër viteve të fundit, u rendit i dyti me 47 vende, ndërsa aleanca e zotit Abadi ishte e treta me 42 vende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat