Kim Jong-un u lut që të takohet me Trumpin

Azia

Kim Jong-un u lut që të takohet me Trumpin

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 10:05
Kim Jong-un

Avokati i Donald Trump, Rudy Giuliani ka thënë se lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un, është lutur që të caktohet përsëri takimi me presidentin amerikan, pasi Donald Trump e anuloi atë.

Duke folur në një konferencë në Izrael, Guiliani ka thënë se qëndrimi i ashpër i Trump ka bërë që gadishulli të “zbutet”.

“Epo, Kim Jong-un u ulë në gjunjë dhe u lut për këtë, që është pikërisht pozita në të cilën ju dëshironi që ai ta ketë”, ka thënë avokati.

Trump anuloi takimin në maj, duke e akuzuar Korenë Veriore për “zemërim të madh dhe armiqësi të hapur”, raporton BBC.

Mirëpo, planet për samitin e 12 qershorit u kthyen sipas axhendës, pas një përgjigjeje të pajtimit nga Koreja Veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat