Izraeli paralajmëron palestinezët për protestën e së premtes - Bota Sot
Izraeli paralajmëron palestinezët për protestën e së premtes

Azia

E martë, 23 tetor 2018

Izraeli paralajmëron palestinezët për protestën e së premtes

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 17:10
Pamje gjatë protestave të palestinezëve javë më parë, foto nga arkivi.

Ushtria izraelite ka thënë se lëshuar disa fletushka rreth Rripit të Gazës, duke paralajmëruar banorët që të qëndrojnë larg kufirit me Izraelin, gjatë një proteste masive të planifikuar për të premten.

Zyrtarë të ushtisë janë duke pritur një numër të madh të protestuesve, duke shtuar mundësinë për konflikt, transmeton AP.

Më shumë se 114 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite, si pasojë e protestave të palestinezëve javë më parë.

Izraeli është përballur me kritika ndërkombëtare për përdorim të forcës ndaj protestuesve të paarmatosur.

Izraeli në anën tjetër ka akuzuar grupin militant, Hamas, duke thënë se ky i fundit ka përdorur protestat për të kryer sulme. “Për të mirën tuaj, është më mirë nëse nuk merrni pjesë në protestat e dhunshme në kufi, mos i prishni ndalesat dhe mos lejoni që Hamasi t’iu përdorë”, thuhet në fletushkat e publikuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test