Irani i bën thirrje botës që t'iu rezistojë "ngacmimeve" amerikane - Bota Sot
Irani i bën thirrje botës që t'iu rezistojë "ngacmimeve" amerikane

Azia

E enjte, 18 tetor 2018

Irani i bën thirrje botës që t'iu rezistojë "ngacmimeve" amerikane

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 14:22
Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif.

Ministri i Jashëm iranian, Mohammad Javad Zarif, u ka kërkuar fuqive botërore që të jenë të përkushtuara ndaj marrëveshjes bërthamore dhe t’iu rezistojnë atyre që ai i ka cilësuar si “taktika ngacmuese” amerikane.

Diplomati iranian ka thënë se ka kërkuar që Iranit t’i kompensohen humbjet ekonomike që rezultojnë si pasojë e tërheqjes së SHBA-së nga pakti bërthamor.

Në një letër të publikuar në Twitter, Zarif ka thënë se në mënyrë që të “mbijetojë” marrëveshja, “shtetet tjera nënshkruese” duhet të “mbulojnë humbjet e Iranit” të shkaktuara nga dalja e SHBA-së dhe planet e kësaj të fundit për të rivendosur sanksione, të cilat i ka tërhequr më herët në pajtim me marrëveshjen bërthamore.

Zarif ka thënë se "disa nga përfitimet më të rëndësishme ekonomike të Iranit nga marrëveshja bërthamore janë si rezultat i heqjes së sanksioneve të Shteteve të Bashkuara" dhe Irani tani po kërkon të përcaktojë se “si mund të garantojnë pjesëmarrësit e mbetur dhe partnerët ekonomikë përfitimet e plota që populli iranian ka të drejtë t’i ketë".

 

Zarif ka paralajmëruar se nëse, pas shterimit të mjeteve juridike në dispozicion, të drejtat dhe përfitimet e popullit nuk kompensohen, është e drejta e padiskutueshme e Iranit ... të marrë veprimet e duhura "në përgjigje të tërheqjes së SHBA-së.

Kërkesa e Zarif për kompensim nga fuqitë tjera botërore që kanë nënshkruar marrëveshjen vjen pasi një numër i madh i bizneseve kanë njoftuar se do të largohen nga Irani për shkak se mund të përballen me gjoba miliarda dollarëshe nga SHBA-ja, nëse shkelin sanksionet amerikane.

Në mesin e kompanive që kanë njoftuar për largim të plotë ose të pjesshëm janë, Total, Renault, Reliance, Allianz, DZ Bank, Danske Bank, BCP, Maersk, dhe KBC.

Analistët kanë vlerësuar se humbjet ekonomike do të jenë miliarda dollarë në rast të largimit të këtyre kompanive nga Irani.

Në letrën e tij drejtuar ministrave të Jashtëm botërorë, Zarif, ka thënë se kërkesat e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo të prezantuara pas tërheqjes së SHBA-së nga pakti, siç është largimi nga Siria dhe moszhvillimi i raketave balistike, “rrezikojnë tërë rregullin botëror”.

"Kërcënimet e tij kundër kombeve të tjera do ta bëjnë botën peng të diktateve ekonomike dhe politike të kësaj administrate", është shprehur diplomati iranian./rel

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test