Shefi i OKB-së kërkon të hetohen sulmet e dyshuara ruse në Siri

Azia

Shefi i OKB-së kërkon të hetohen sulmet e dyshuara ruse në Siri

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 20:34
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, kërkoi të hetohen disa sulme vdekjeprurëse ajrore në veri të Sirisë, që dyshohet se u kryen nga avionët rusë.

Guterres i bëri këto komente pak ditë pasi sulmet në provicën Idlib vranë dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë dhe gra.

Guterres shprehu "shqetësim të thellë" për sulmet dhe kërkoi "hetime të plota" të tyre, sidomos të akuzave se ka pasur sulme edhe mbi ata që shkuan për të ndihmuar viktimat.

Shefi i OKB-së rikujtoi se Idlibi është pjesë e një marrëveshjeje për armëpushim, e arritur vitin e kaluar, dhe u bëri thirrje garantuesve të saj: Rusisë, Turqisë dhe Iranit që t'iu përmbahen angazhimeve.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut - grup monitorues - tha se sulmet në fshatin Zardana vranë së paku 44 vetë, përfshirë gjashtë fëmijë.

Vëzhguesi tha se sulmet besohet se janë kryer nga avionët rusë, gjë që u mohua nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat