Shpëtohen 301 emigrantë

Azia

Shpëtohen 301 emigrantë

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 18:37
Foto ilustrim

Një grup prej 301 emigrantësh afrikanë, përfshirë 46 fëmijë, janë shpëtuar nga rojat bregdetare libiane, në perëndim të Tripolit, deklaroi marina e Libisë.

Operacioni i kryer nga anija libiane ”Ras Jedir” filloi në orën 02:00 dhe zgjati disa orë.

”Ndërhyrja ishte shumë e lodhshme për ekipin e anijes, pasi numri i emigrantëve ishte shumë i madh. Më pas i zhvendosëm në Tripoli, në orën 08:00”, deklaruan autoritetet.a

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat