Luftimet në Siri, njerëzit marrin arratinë drejt Jordanisë e Izraelit

Azia

Luftimet në Siri, njerëzit marrin arratinë drejt Jordanisë e Izraelit

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 19:32
Aktivisitë në terren thonë se rreth 120 mijë njerëz kanë braktisur shtëpitë, si pasojë e ofensivës siriane të mbështetur nga Rusia, për të rimarrë kontrollin e provincës Dara.

Thuajse 200 persona janë vrarë si pasojë e ofensivës së qeverisë siriane ndaj luftëtarëve islamikë dhe rebelëve në jugperëndim të vendit, duke detyruar dhjetëra mijëra njerëz që t’ia mbathin drejt kufijve të mbyllur me Jordaninë dhe Lartësitë e Golanit, nën kontrollin izraelit.

Aktivisitë në terren thonë se rreth 120 mijë njerëz kanë braktisur shtëpitë, si pasojë e ofensivës siriane të mbështetur nga Rusia, për të rimarrë kontrollin e provincës Dara.

Forcat qeveritare siriane po përballen me rebelët e Ushtrisë së Lirë Siriane, si dhe grupet terroriste të Shtetit Islamik dhe Jabhat Fateh al-Sham.

Si zakonisht në ofensiva të tilla, siguria e civilëve nuk është shqetësim për ushtrinë e presidentit Bashar al-Assad dhe as aviacionin rus që po përparojnë dhunshëm, duke detyruar me mijëra t’ia mbathin, pavarësisht se po shkojnë drejt dyerve të mbyllura.

Jordania dhe Izraeli kanë siguruar mjaft ndihma për sirianët e mbërritur në kufi, por nuk i lejojnë që ta kalojnë atë. Jordania strehon aktualisht 1.3 milionë sirianë, ndërsa Izraeli nuk i ka lejuar kurrë që ta kalojnë kufirin, me përjashtim të rasteve kur kanë pasur nevojë për ndërhyrje mjekësore.

Ushtria izraelite tha se ka dërguar qindra tonë ushqime, veshje dhe pajisje mjekësore në kufi, ndërsa konfirmoi se gjendja e refugjatëve në kampet e improvizuara është e rënduar. Ushtria hebreje tha se numri i tyre shtohet gjithnjë e më shumë, por hapja e kufirit nuk diskutohet.

Në të njëjtën linjë u shprehën edhe autoritetet jordaneze, që thanë se nuk do të pranojnë më refugjatë sirianë, pasi nuk i përballojnë dot, me gjithë apelet e OKB-së për të hapur kufirin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat