19 persona të vdekur nga shpërthimi në parkun industrial në Kinë

Azia

19 persona të vdekur nga shpërthimi në parkun industrial në Kinë

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 21:38
Kinë

Nëntëmbëdhjetë njerëz u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën nga shpërthimi në një park industrial në provincën Sihuan të Kinës.

Sipas autoriteteve, shpërthimi ndodhi në një fabrikë kimike në qarkun Jiangan.

Fotografitë e postuara në mediat sociale treguan zjarr dhe tufa tymi nga objekti. Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.

Kompania që udhëheq fabrikën, Yibin Hengda, bën kimikate për industrinë ushqimore dhe farmaceutike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat