Vrasja e katër çiklistëve, terrorizmi mund të ketë qenë motiv

Azia

Vrasja e katër çiklistëve, terrorizmi mund të ketë qenë motiv

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 12:43
Taxhikistan

Zyrtarë të Taxhikistanit thanë se terrorizmi po konsiderohet si motiv i mundshëm për vrasjen e katër çiklistëve të huaj, të cilët janë sulmuar nga së paku një sulmues me armë dhe me thikë në një rrugë në jug të Taxhikistanit.

Ministri i Brendshëm, Ramazon Rakhimov, tha se është formuar një grup i posaçëm i zyrtarëve qeveritarë për të hetuar incidentin, në të cilin u vranë dy amerikanë, një holandez dhe një zviceran.

Së paku tre të huaj të tjerë u plagosën në incidentin e së dielës, në qarkun Danghara, rreth 150 kilometra në jug të kryeqytetit Dushanbe.

"Shoferi dhe udhëtarët e një makine dolën nga ajo dhe i sulmuan [çiklistët] me një armë zjarri dhe një thikë", tha Rakhimov.

Ai tha se makina u largua pas sulmit.

Rakhimov tha se hetimi është vënë nën kontrollin personal të presidentit Emomali Rahmon.

Sipas autoriteteve, katër njerëz u arrestuan në lidhje me incidentin.

Dy të tjerë raportohet se u vranë pasi i rezistuan arrestimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat