Rritet numri i viktimave nga sulmi në Kabul

Azia

Rritet numri i viktimave nga sulmi në Kabul

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 18:15
Policia arrin në vendin ku ndodhi sulmi me bombë në Kabul. 15 gusht, 32018.

Të paktën 48 persona janë vrarë dhe 67 të tjerë janë plagosur, pasi një sulmues vetëvrasës shpërtheu eksplozivët e tij, pranë një qendre edukative në kryeqytetin afgan, Kabul.

Më herët, autoritetet thanë se në këtë sulm janë vrarë 25 persona.

Sulmi ndodhi në kohën kur studentët po përgatiteshin që të kryenin testet për pranim në universitet.

Shumica e viktimave janë djem dhe vajza të rinj.

“Të plagosurit janë transferuar në spitalet e afërta, ku kanë pranuar ndihmë mjekësore”, tha për Radion Evropa e Lirl, Wahim Majroh, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë.

“Mund të ketë ndryshim në numrin e viktimave”, shtoi tutje ai.

Policia tha se sulmuesi eci drejt ndërtesës edukative, që gjendet në një lagje të banuar me shiitë dhe shpërtheu rripin me bombë.

Talibanët kanë mohuar se e kanë kryer këtë sulm dhe asnjë grup deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për të. Megjithatë, një anëtar i Këshillit fetar të shpitëve, Jawda Ghawari ka fajësuar grupin militant, Shteti Islamik për këtë sulm.

IS në të kaluarën ka kryer sulme të ngjashme që kanë pasur për cak xhamitë shiite, shkollat dhe qendrat kulturore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat