386 viktima nga moti i keq

Azia

386 viktima nga moti i keq

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 16:09
Indi

Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga reshjet e dendura në Kerala të Indisë, arriti në 386.

Deri tani, 220 mijë persona janë vendosur në qendrat e strehimit për shkak të reshjeve që vazhdojnë që prej 12 ditëve.

Përmbytjet e shkaktuara nga musonet kanë prekur 12 rajone.

Këtë vit, në shtatë shtete të Indisë gjatë sezonit të shirave musonikë, kanë humbur jetën mbi 1 000 persona.

Instituti Meteorologjik i Indisë njoftoi se prej nesër reshjet do të zvogëlojnë intensitetin. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat