Nëna takon birin pas 68 vjet ndarje

Azia

Nëna takon birin pas 68 vjet ndarje

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 14:28
Sang Chol ishte vetëm katërvjeçar kur e ëma e kishte parë për herë të fundit.

“Sang Chol!” – bërtiti 92-vjeçarja Lee Keum-seom, dhe u zhyt në krahët e djalit që moti e kishte humbur.

Lee priste qe 68 vjet për këtë moment, pasi të dy u ndanë gjatë luftës në mes të dy Koreve, duke mbetur njëri në njërën anë e tjetri në tjetrën tek zona e demilitarizuar që tani është edhe kufiri ndarës mes dy shteteve vëllazërore.

Sang Chol ishte vetëm katërvjeçar kur e ëma e kishte parë për herë të fundit.

Ai tani është 71-vjeçar.

Të hënën ai ishte bërë gati bashkë me renë e tij për ta pritur ardhjen e Lee-së – kurse Lee ishte e shoqërua nga dy vajzat e saj – të cilat u rritën e jetuan në Korenë Jugore.

Takimi i tyre ishte vetëm një nga takimet e shumta të ribashkimeve familjare që ndodhën në Mount Kumgang, ku erdhën shumë Koreanojugorë për të parë më të dashurit e tyre.

Ishin 89 familje fatlume që u përzgjodhën të ribashkohen nga 57.000 që kishin aplikuar, pas një marrëveshje të dy presidentëve, Moon Jae-in të Koresë së Jugut e Kim Jong Un të Koresë së Veriut – gjatë një samiti historik më herët këtë vit.

Shumica e këtyre personave që po ribashkoheshin kishim moshë të shtyrë dhe shoqëroheshin nga fëmijët e tyre e të afërm të tjerë.

Pas lotëve të parë, Sang Chol ia tregoi nënës së tij një fotografi të burrit të saj – i cili kur ishin ndarë kishte mbetur me djalin, burri tashmë kishte vdekur.

Image

“Kjo është një foto e babait, nënë”, tha Chol.

Para se të largohej përsëri, Lee i tha CNN-it se ajo lutje gjithmonë që djali i saj të jetonte gjatë e ndonjëherë të takoheshin bashkë.

“Familja ime në Korenë Veriore nuk jetuan gjatë, ndaj unë lutesha për shëndetin e djalit tim”.

Ajo ndjehej nervoz që ky takim po ndodhte vetëm tash, kur edhe djali i saj ishte plakur, ndërsa ajo e kishte njohur vetëm si fëmijë.

Ata rrethoheshin nga pasiguria se ku duhej ta fillonin muhabetin, pasi ishte një jetë e tërë që i ndante nga njëri – tjetri.

“Çfarë duhet ta pyes?”, hamendësohej ajo, derisa ju kujtua.

“Ohh, duhet ta pyes se çfarë i thoshte babi i vet për mua. Me siguri i ka treguar se si jemi ndarë dhe ku dikur ishte shtëpia jonë. Duhet për këtë ta pyes”.

Gjithsesi, pasi u takuan hezitim nuk kishte mes tyre. Nënë e bir s’pushonin së përqafuari.

Gjatë gjithë takimit, ata për asnjë qastë nuk ia lëshuan dorën njëri – tjetrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat