Vajzat pjesëtare të forcës elitë të Pakistanit

Azia

Vajzat pjesëtare të forcës elitë të Pakistanit

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 20:10
Kjo është Qendra e Trajnimit të Policisë në qytetin Nowshera, të rajonit verior të Pakistanit

"Shërbejmë dhe mbrojmë” - forcat policore në mbarë botën jetojnë dhe vdesin me këtë moto. Edhe forca policore e Pakistanit vepron njëlloj. Por në një vend fetar dhe konservator, ku gratë shpesh kufizohen në rolin e amvisave në shtëpi, disa prej tyre janë duke vepruar ndryshe traditës, duke ju bashkuar forcave të policisë dhe jo vetëm.

Kjo është Qendra e Trajnimit të Policisë në qytetin Nowshera, të rajonit verior të Pakistanit. 600 anëtarë të komandove elitë kanë përfunduar me sukses stërvitjen.

Në mesin e tyre janë një grup i vogël komandosh vajza.

“Gjendja në provincën ku jetoj ishte tepër e vështirë, terrorizmi ishte i pranishëm kudo. Sikurse babai, motrat dhe unë donim t’u bashkoheshim forcave elitë. Jemi tre motra dhe të treja jemi pjesë e këtyre trupave,”- thotë Pari, anjëtare e forcave elitë.

Kryeinspektori Islam Noor thotë se komandot femra që i bashkohen trupave në mënyrë vullnetare nuk marrin përfitime të veçanta dhe ato stërviten njëlloj si kolegët e tyre burra:

“Mendimi i përgjithshëm është që gratë janë të dobëta krahasuar me burrat. Megjithatë, ato vijnë këtu vullnetarisht dhe me të filluar stërvitjen, ato provojnë se janë në gjendje të arrijnë rezultate të njëjta me burrat”.

Rukhsana, njëra prej të diplomuarave rishtas, thotë se stërvitja ishte rigoroze. Por ajo ka dalë po aq mirë sa çdonjëri nga djemtë:

“Në fillim u stërvitëm fizikisht në Qendrën Elitë. Pastaj mësuam të përdorim armët, pushkë e pistoleta. Mësuam se si mund të rrëzohet një ndërtesë rreth 60 metra e lartë… Sigurisht, njerëzit mendojnë se gratë nuk stërviten dot njëlloj si burrat, por u kemi thënë oficerëve tanë se do të bëjmë të njëjtën gjë me ta.”

Pari, sikurse Rukhsana, janë caktuar në Distriktin Hangu, një prej zonave më të rrezikshme në kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit. Komandantët e policisë lokale thonë se këto gra do të luajnë rol kyç në luftën kundër terrorizmit.

“Gratë e Komandove Elitë në Hangu kanë një rol të rëndësishëm. Megjithë sulmet e vazhdueshme terroriste, ato nuk e braktisin stërvitjen. Ato shërbejnë krahas me ne, kryejnë inkursione. Ka patur shumë sulme ndaj policisë dhe disa policë kanë e sakrifikuar edhe jetën, por komandot femra nuk kanë kudnërshtuar kurrë pjesëmarrjen në aksione për shkak të frikës,”- thotë oficeri Shah Dawran.

Gratë në Pakistan tradicionalisht i shkurajojnë që të marrin role të tilla dhe ato shpesh ndeshen me vështirësi nga vetë familjet e tyre.

“Kur vendosëm t’u bashkohemi radhëve të policisë, të gjithë të afërmit i prenë lidhjet me ne. Por babai gjithmonë na thotne se donte të provonte që vajzat nuk janë më pak të afta se sa djemtë,”- thotë Pari.

Përveçse janë anëtaret më të reja të forcës elitë, Rukhsana dhe Pari janë pjesë e skuadrës që marrin pjesë në sulmet me bomba, një ekip ekspertësh të stëvitur shumë mirë, që rrezikojnë jetën për të shpëtuar të tjerët. Duke bërë këtë, ato frymëzojnë vajza të tjera të reja, që i tejkalojnë parashikimet që ka shoqëria për to - duke shërbyer dhe mbrojtur./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat