Të paktën dy të vrarë nga një shpërthim në Afganistan

Azia

Të paktën dy të vrarë nga një shpërthim në Afganistan

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 13:33
Afganistan

Të paktën dy persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur, pas një shpërthimi që ndodhi në afërsi të zyrës së Komisionit Zgjedhor në qytetin afgan, Jalalabad, ku ishin mbledhur dhjetëra protestues, thanë zyrtarët.

Protestuesit ishin mbledhur pranë kësaj zyreje për të mbështetur një kandidat për zgjedhjet parlamentare, të cilin, zyrtarët elektoralë e kanë diskualifikuar nga gara, për shkak të dyshimeve se ka lidhje me grupet militante.

Attahullah Khogyani, zëdhënës i guvernatorit të provincës Nangarhar, tha se të plagosurit janë dërguar në spital, duke shtuar se njëri është në gjendje kritike.

Sipas tij, numri i viktimave me gjasë do të rritet.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Në Jalalbad kanë ndodhur shumë sulme në muajt e fundit, ku janë vrarë dhjetëra persona, teksa forcat qeveritare afgane po vazhdojnë luftën e tyre për të larguar talibanët dhe grupet e tjera militante nga vendi, që prej se shumica e trupave të NATO-s janë tërhequr nga Afganistani më 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat