Gazeta koreano-veriore akuzon SHBA-të për lojë të dyfishtë

Azia

Gazeta koreano-veriore akuzon SHBA-të për lojë të dyfishtë

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 00:13
Ilustrim

Gazeta shtetërore e Koresë së Veriut akuzoi sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po bëjnë lojë të dyfishtë dhe se janë duke organizuar një komplot kriminal.

Rodong Sinmun tha se njësitë e posaçme amerikane, me bazë në Japoni, po bënin një stërvitje ajrore, që synonte “infiltrimin në Penian”, duke cituar një deklaratë mediatike të Koresë së Jugut.

“Veprime të tilla dëshmojnë se SHBA-ja po synon një komplot kriminal për të nisur një luftë kundër DPRK-së dhe për të kryer një krim që meriton dënimin e pamëshirshëm hyjnor, në rast se SHBA-të dështojnë në skenarin e padrejtë të denuklearizimit”, thuhet në artikull.

“Ne nuk mund ta konsiderojmë si serioz, këtë qëndrim të dyfishtë të SHBA-ve, pasi ajo është e zënë me organizimin e stërvitjeve të fshehta që përfshijnë vrasjen e njësive speciale, ndërkohë që ka një dialog me një buzëqeshje në fytyrë, me ne”, thuhej më tej në artikull.

Një zëdhënës në Ambasadën e SHBA-ve në Seul, tha se nuk kishte asnjë informacion mbi stërvitjen e pretenduar në gazetë. Ndërkohë, zëdhënësi i ushtrisë amerikane në Korenë e Jugut nuk ishte i gatshëm të komentojë.

Vlen të theksohet se vetëm gjatë ditës së djeshme, Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo vendosi të anulojë vizitën e radhës në Korenë e veriut, të cilën e kishte njoftuar vetëm të premten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat