Irani i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për sanksionet amerikane

Azia

Irani i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për sanksionet amerikane

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 21:42
Irani i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për sanksionet amerikane

I ndodhur në një situatë të rëndë ekonomike për shkak të sanksioneve amerikane, Irani i është drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë duke kërkuar shfuqizimin e tyre për shkak se janë të njëanshme.

Avokati iranian Mohsen Mohebi ka deklaruar se Amerika synon të dëmtojë sa më shumë ekonominë iraniane, duke shkelur edhe një traktat miqësie të vitit 1955.

Nga ana e tyre, Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se do të mbrohen nga akuzat e pamerituara.

Ekonomia iraniane është dobësuar ndjeshëm që kur presidenti Donald Trump urdhëroi rifuqizimin e sanksioneve në muajin maj.

Valuta iraniane, rial, ka humbur gjysmën e vlerës kundrejt dollarit amerikan, inflacioni mujor është rritur deri në 10 për qind dhe papunësia në 12.5 për qind.

Ditën e diel, parlamenti i Republikës Islamike votoi për shkarkimin e ministrit të Financave, Masud Karbasian për shkak të dështimit në zgjidhjen e problemeve ekonomike të vendit.

Pakti i vitit 2015 mes 6 fuqive botërore dhe Iranit ofronte kufizimin e aktivitetit bërthamor nga Teherani në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Por Trump deklaroi se marrëveshja kishte dështuar në qëllimin e saj dhe nuk zgjidhte ato që i quajti aktivitete dashakeqe të Iranit, përfshirë këtu programin e raketave balistike dhe mbështetjen për terrorizmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat