Së paku 11 të vrarë nga një sulm në Irak

Azia

Së paku 11 të vrarë nga një sulm në Irak

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 15:20
Irak

Një sulmues vetëvrasës sulmoi një postbllok të policisë në perëndim të Irakut, duke vrarë së paku 11 njerëz dhe plagosur 16 të tjerë.

Sulmuesi përplasi makinën e mbushur me eksplozivë për një postbllok në qytetin Kain të provincën Anbar, tha kryebashkiaku Ahmed al-Mehlaw.

Ai po ashtu tha se postblloku drejtohej bashkërisht nga ushtria dhe nga milicitë shiite që mbështeten nga qeveria.

Viktimat përfshijnë personel të sigurisë dhe civilë.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Iraku ka shpallur fitore kundër grupit militant Shteti Islamik, dhjetorin e kaluar. Megjithatë, anëtarë të tij kanë vazhduar të bëjnë rrëmbime dhe vrasje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat