Koreja e Jugut ndalon tregtimin e kafesë në shkolla

Azia

Koreja e Jugut ndalon tregtimin e kafesë në shkolla

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Nxënësit dhe mësuesit në Korenë e Jugut duhet të gjejnë mënyra të tjera për të qëndruar zgjuar, pas njoftimit të bërë sot nga qeveria për ndalimin e tregtimit të kafesë në shkolla.

Që nga viti 2013, tregtimi i pijeve me nivel të lartë të përqindjes së kafeinës u ishte ndaluar nxënësve në institucionet shkollore. Por, shpërndarja ishte e lejueshme vetëm për mësuesit, megjithëse të rinjtë mund të anashkalonin lehtësisht ndalimin.

”Kafeja dhe produkte me përmbajtje kafeine do të ndalohen për të gjithë duke nisur nga 14 shtatori’’, njoftoi një zëdhënëse e Ministrisë për Sigurinë Ushqimore dhe Medikamentet.

Ndalimi do të jetë i vlefshëm në shkollat e arsimit nëntëvjeçar, shkollat e mesme dhe licetë.

Sipas gazetës ”Chosun Ilbo” të rinjtë kanë prirje për të konsumuar ”pije energjike” dhe kafe me qumësht për të rritur përqëndrimin gjatë periudhës së provimeve.

Ministria paralajmëroi për pasojat në shëndetin e fëmijëve nga konsumi i ekzagjeruar i kafesë që mund të shoqërohet me të vjella, çrregullim të ritmit të zemrës dhe gjumit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat