Era rrëzon gjithçka në Hong Kong, skena si në filma horrori

Azia

Era rrëzon gjithçka në Hong Kong, skena si në filma horrori

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 16:41
Hong Kong

‘Super-tajfuni’ Mangkhut, pas Filipineve, ku mori 28 jetë, arriti në jug të Kinës dhe Hong Kongut. Erërat fryjnë deri në 189 kilometra në orë dhe pritet shi i madh.

Të paktën 111 njerëz kërkuan ndihmë mjekësore në spitalet e Hong Kongut, njoftoi Radio Televizioni i Hong Kongut (RTHK), sipas TASS.

"Era arriti një shpejtësi prej 189 kilometrash në orë, duke rrëzuar vinçat e mëdhenj, skelet, pemët dhe shenjat e trafikut", njofton RTHK.

Banorët e frikësuar të Kinës jugore janë bllokuar në ndërtesa dhe një erë e fortë shkatërroi fasadat e ndërtesave, duke shkaktuar përmbytje dhe rrokullisjen e automjeteve. Trafiku është ndërprerë, qindra fluturime janë anuluar, dhe në shumë vendbanime nuk ka energji elektrike.

Për Hong Kongun dhe Makaon, numri i alarmit 10 është niveli më i lartë i mundshëm i tajfunit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat