Të martën nis samiti ndërkorean, bisedimet bërthamore në rrezik - Bota Sot
Të martën nis samiti ndërkorean, bisedimet bërthamore në rrezik

Azia

E diel, 21 tetor 2018

Të martën nis samiti ndërkorean, bisedimet bërthamore në rrezik

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 17:36
Presidenti koreano-jugor, Moon Jae-in

Presidenti koreano-jugor, Moon Jae-in pritet të kalojë zonën kufitare tejet të militarizuar gjatë së martës, për atë që do të jetë samiti i tij i tretë me udhëheqësin koreano-verior, Kim Jong-un, me synimin për të gjetur zgjidhjen e shumëpritur në bisedimet e ngecura bërthamore mes Penianit dhe Uashingtonit.

Samiti ndërkorean do të jetë një test i rëndësishëm për një tjetër takim që Kim Jong-un ka propozuar së fundi me presidentin amerikan, Donald Trump, në pritje të garancive mbi seriozitetin e Kimit mbi denuklearizimin, një angazhim që e ka bërë që në përballjen e parë me shefin e Shtëpisë së Bardhë në qershor.

Trump i ka kërkuar Jae-init të jetë “kryenegociatori” mes tij dhe Kim Jong-unit, sipas ndihmësve të Moon, pasi Trump anuloi një udhëtim të planifikuar në Penian të Sekretarit të tij të Shtetit, muajin e kaluar.

“Do të më pëlqente të kisha një dialog të sinqertë me udhëheqësin Kim, për të gjetur një pikë kontakti mes kërkesave të Amerikës për denuklearizimin dhe kërkesave të Koresë së Veriut për dhënien fund të marrëdhënieve armiqësore dhe pasjen e garancive të fushës së sigurisë”, tha Moon gjatë së hënës.

Image
Kim Jong-un

Moon, i cili edhe vet është pasardhës i një familjeje të zhvendosur që prej luftës koreane të viteve ’50-’53, do të udhëtojë drejt kryeqytetit të Veriut komunist, Penian, ku do të zbresë në orën 10 të paradites me atë lokale (5 të mëngjesit me orën tonë), njoftoi shefi i stafit të tij, Im Jong-seok këtë të hënë. Ai pret të mirëpritet nga Kimi përpara ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes.

Dy udhëheqësit koreanë do të ulen për bisedime formale pas drekës, e më tej do të pasojë një shfaqje muzikore dhe darka e mirëseardhjes. Moon do të shoqërohet nga drejtues të lartë të Samsungut, “SK Group” dhe “LG Group”, gjatë takimeve të tij. Të mërkurën, Moon dhe Kim pritet të japin një deklaratë të përbashkët, si dhe të nënshkruajnë një pakt ushtarak që synon të largojë tensionet dhe të parandalojë përplasjet e armatosura. Moon do të kthehet në Seul në orët e para të së enjtes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test