Pakujdesi e pilotëve, pasagjerëve u rrjedh gjak nga hundët dhe veshët - Bota Sot
Pakujdesi e pilotëve, pasagjerëve u rrjedh gjak nga hundët dhe veshët

Azia

E mërkurë, 24 tetor 2018

Pakujdesi e pilotëve, pasagjerëve u rrjedh gjak nga hundët dhe veshët

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 12:21
Ilustrim

Më shumë se 30 pasagjerë indianë pësuan gjakderdhje nga hunda dhe veshët, pasi pilotët harruan të rregullonin presionin e kabinës, thanë zyrtarët.

Fluturimi i Jet Airways 9W 697 nga Mumbai në Jaipur u kthye pak pas ngritjes. Avioni Boeing 737, i cili mbante 166 pasagjerë, u ul në mënyrë të sigurt dhe pa shkaktuar probleme serioze. Ministria e Aviacionit ka thënë se ekuipazhi i kabinës është pezulluar nga detyra në pritje të hetimit.

Lalit Gupta, një zyrtar i lartë i aviacionit në Indi, tha për gazetën Hindustan Times se ekuipazhi kishte harruar të aktivizonte mekanizmin që ruan presion e kabinës.

Kompania Jet Airways tha në një deklaratë se fluturimi i së enjtes në mëngjes ishte kthyer  “për shkak të humbjes së presionit në kabinë” dhe kërkonte ndjesë për shqetësimin e shkaktuar ndaj pasagjerëve.

“Avioni B737 me 166 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit u ul në Mumbai, të gjithë udhëtarët zbritën nga avioni në një gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe u dërguan për të marrë ndihmën e parë”, thuhej në deklaratë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test