Siria rihap kufirin jugor që e ndan me Jordaninë

Azia

Siria rihap kufirin jugor që e ndan me Jordaninë

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 12:35
Siri

Qeveria siriane ka rihapur kufirin në Nasib që ndahet me Jordaninë, tri vjet pasi që ishte mbyllur nga rebelët, raportuan autoritetet në Ministrinë e Transportit.

Rebelët kishin kapur zonën më 2015, duke ndërprerë rrugën tranzitore për qindra kamionë që shkëmbenin mallra çdo ditë mes Turqisë, Gulfit, Libanit dhe Gulfit.

Miliarda dollarë kanë qarkulluar përmes këtij kufiri në Sirinë jugore, para fillimit të luftimeve më 2011 dhe mbyllja e kësaj pike kufitare kishte ndikuar në ekonominë e Sirisë.

Ministri i Ekonomisë në Liban, tha për Reuters se kjo pikë kufitare ishte arterie vitale e ekonomisë libaneze.

Qeveria siriane ka rikthyer kontrollin në shumicën e vendit me ndihmën e aleatëve rusë dhe iranianë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat