Parlamenti i Iranit miraton ligjin kundër financimit të terrorizmit - Bota Sot
Parlamenti i Iranit miraton ligjin kundër financimit të terrorizmit

Azia

Parlamenti i Iranit miraton ligjin kundër financimit të terrorizmit

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 14:20
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani gjatë një seance të Parlamentit. Foto nga arkivi.

Parlamenti iranian ka miratuar një ligj që ka për qëllim të sjellë më afër standardeve ndërkombëtare ligjet e këtij shtetit, dhe t’i lejojë Republikës Islamike që të bashkohet në konventën e OKB-së kundër financimit të terrorizmit, e njohur me shkurtesën CFT.

Në seancën e 7 tetorit, 143 ligjvënës votuan pro këtij ligji, 120 kundër dhe pesë deputetë abstenuan.

Megjithatë, ky ligj po ashtu duhet të miratohet nga trupi më i lartë në vend fetar, Këshilli i Mbrojtësve, përpara se të hyjnë në fuqi.

“As unë dhe as presidenti nuk mund të garantojmë se të gjitha problemet do të zhduken nëse ne anëtarësohemi në CFP”, tha ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif gjatë debatit parlamentar.

“Por, ju garantoj se nëse nuk do të anëtarësohemi (në konventën e OKB-së), kjo do t’i japë më shumë arsye SHBA-së për të na i shtuar problemet”, shtoi Zarif.

Deputetët e linjës më të ashpër kanë kundërshtuar këtë ligj, që ka për qëllim përmbushjen e standardeve të vëna nga Task Forca Ndërkombëtare për Financa (FATF).

Irani tash e një kohë të gjatë i ofron mbështetje grupeve si Lëvizja Hezbollah e Libanit, grup i cili nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderohet organizatë terroriste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...