Bien tregjet globale, shqetësime nga normat e larta të interesit - Bota Sot
Bien tregjet globale, shqetësime nga normat e larta të interesit

Azia

E martë, 16 tetor 2018

Bien tregjet globale, shqetësime nga normat e larta të interesit

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 09:26
Tokio, Japoni - foto arkivi

Tregjet e aksioneve në Azi pësuan rënie, pas shqetësimeve për normat më të larta të interesit në SHBA dhe luftës tregtare.

Në Japoni, Nikkei 225 ra për 3.9%, ndërsa në Kinë Shanghai Composite dhe Hang Seng ranë për 3.9%, përkatësisht 3.8%.

Të mërkurën, edhe indeksi i tregut të aksioneve në SHBA Wall Street pati ditën më të keqe në tetë muaj, duke rënë në vlerë për më shumë se 3%.

Rezerva Federale e SHBA-së i ngriti normat e interesit në shtator, derisa edhe ekonomia atje po rritet.

Normat e larta të interesit e bëjnë huamarrjen më të shtrenjtë, duke ngadalësuar aktivitetin ekonomik dhe duke dëmtuar oreksin e investitorëve për rrezikun.

Një luftë tregtare midis SHBA-së dhe Kinës ka lëkundur po ashtu opinionin e investitorëve për rritjen globale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test