Izraeli shkatërron tunelin e Hamasit

Azia

Izraeli shkatërron tunelin e Hamasit

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 13:35
Tuneli i Hamasit

Ushtria izraelite njoftoi sot se ka gjetur dhe shkatërruar një tunel të organizatës islamike palestineze Hamas, e cila është gërmuar nga Gaza në territorin izraelit.

Sipas ushtrisë izraelite, tuneli ishte një kilometër i gjatë dhe ishte 200 metra në territorin e Izraelit, njofton AP.

Ky është tuneli i 15-të i Hamasit i zbuluar dhe shkatërruar nga ushtria izraelite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat