Sirianët e bllokuar mbesin edhe pa ushqim - Bota Sot
Sirianët e bllokuar mbesin edhe pa ushqim

Azia

E martë, 16 tetor 2018

Sirianët e bllokuar mbesin edhe pa ushqim

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 16:04
Siri

Mijëra sirianëve të bllokuar në kufirin Jordani-Siri po u mbaron ushqimi pasi që rrugët që çojnë drejt kampit të tyre janë të bllokuara nga forcat siriane.

Gjithashtu edhe Jordania është duke bllokuar të gjitha iniciativat për të dërguar ndihmë në këtë zonë, kanë bërë të ditur humanitarët për çështjet e ndihmave dhe refugjatëve, shkruan Reuters.

Ushtria siriane ka rrethuar kampin në Rukban, i cili ndodhet pranë kufirit verilindor mes Jordanisë, Sirisë dhe Irakut, kështu duke penguar kontrabandistët dhe tregtarët që të sjellin ushqim për 50.000 banorë, kryesisht gra dhe fëmijë.

“Para më shumë se një jave, regjimi sirian ka bllokuar të gjitha rrugët e përdorura për furnizimin e kampit. Tani ka sasi shumë të vogla të ushqimit që sjellin kontrabandistët”, ka thënë për Reuters, Abu Abdullah, i cili është njëri nga drejtuesit e kampit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test