29 vjeçarja Rori Oryza, ishte me anëtarët e familjes kur tërmeti me magnitudë 7.5 shkaktoi valën gjigante.
E mbijetuara e këtij tërmeti rrëfeu se si nënën e saj e kishte gëlltitur toka.
“Kur është çarë toka përreth nesh ajo ka rënë, pastaj unë jam përplasur me një makinë ku kam thyer edhe këmbën”.
Teksa tregon se gjyshja e saj 75-vjeçare, kushërinjtë, mbesa dhe tezja ende nuk janë gjetur.
Ky termet la rreth 2 mijë e 300 persona të vdekur deri më tani.
Ekipet e shpëtimit janë duke hequr mbeturinat të cilat kanë mbetur dy javë më parë pas tërmetit.
Ndërsa Komiteti i Emergjencave të Katastrofave, ka thënë se apeli është rritur në 14 milionë paund për të ndihmuar 200 mijë të mbijetuarit.