Sulmet ajrore vrasin 10 civilë në provincën Hodeidah të Jemenit

Azia

Sulmet ajrore vrasin 10 civilë në provincën Hodeidah të Jemenit

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 18:25
Jemen

Sulmet ajrore nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, që po synonin grupin Houthi në Jemen, kanë vrarë 10 civilë në provincën Hodeidah.

Burimet mjekësore kanë bërë të ditur për Reuters se civilët u vranë kur sulmet ajrore kanë goditur një pikë që kontrollohej nga grupi Houthi, në qytetin Jabal Rass.

Sipas burimeve mjekësore të Jemenit, tetë nga viktimat ishin anëtarë të së njëjtës familje, shkruan Euronews.

Konflikti i armatosur ka vrarë më shumë se 10,000 njerëz në Jemen, si dhe ka rezultuar në zhvendosjen e më shumë se dy milion banorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat