Tragjedia hekurudhore në Indi, rritet numri i viktimave - Bota Sot
Tragjedia hekurudhore në Indi, rritet numri i viktimave

Azia

E premte, 16 nëntor 2018

Tragjedia hekurudhore në Indi, rritet numri i viktimave

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 08:55
Tragjedia hekurudhore në Indi

Rreth 60 persona rezultojnë tashmë të vdekur, pas ngjarjes tragjike të një dite më parë, kur një tren u përplas me një turmë njerëzish që po shikonin një shfaqje fishekzjarresh në Indi. Dhjetëra të tjerë janë të plagosurit e aksidentit, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Situata e pazakontë bëri që spitalet lokale të mos kishin më hapësira për trupat e pajetë, duke i detyruar autoritetet shëndetësore t’i linin disa prej tyre jashtë. Fatkeqësia, që ndodhi në Amritsarin verior gjatë së premtes, nxiti sërish thirrjet për reforma sa i përket sigurisë në sistemin hekurudhor të tronditur thellë nga aksidentet në Indi, aty ku regjistrohen mijëra të vdekur çdo vit.

Raportimet e djeshme thonin se treni goditi një turmë njerëzish, që ishin mbledhur mbi shina për të parë djegien e një portreti të mbushur plot me fishekzjarre të mbretit demon Ravana, pjesë e një festivali hindu.

Policia tha se viktimat nuk e kishin dëgjuar zhurmën e trenit ekspres Jalandhar-Amritsar, për shkak të zhurmës që kishin shkaktuar fishekzjarret. Gjithsesi, ky ishte treni i dytë që u përplas me ta, pasi një tjetër kishte kaluar fatmirësisht pa shkaktuar viktima vetëm dy minuta më herët.

Për shkak të përplasjes së rëndë, policia thotë se identifikimi i viktimave mund të kërkojë disa ditë. Deri më tani janë konfirmuar 59 të vdekur dhe 90 të plagosur, ndërsa të identifikuar janë vetëm 25 trupa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test