Dy Koretë përfundojnë procesin e çminimit në kufij

Azia

Dy Koretë përfundojnë procesin e çminimit në kufij

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Koreja e Jugut dhe Veriut përfunduan përpjekjet e mbikqyrura nga Komanda e OKB-së për të hequr minat nga fshati kufitar i Panmunxhomit, njoftoi sot Ministria koreanojugore e Mbrojtjes.

Ministria deklaroi gjithashtu se “hapi i radhës i çarmatimit në Panmunxhom do të përfshijë tërheqjen e armëve dhe të rojeve kufitare nga fshati në tre ditët që vijojnë”.

Raundi i parë i takimit trepalësh mes dy Koreve dhe Komandës së OKB-së, në kuadër të ngrohjes së marrëdhënieve mes dy vendeve, u zhvillua në Panmunxhom javën e fundit. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat