India prezanton statujën më të madhe në botë

Azia

India prezanton statujën më të madhe në botë

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 10:58
Statuja e Unitetit në Indi.

India ka shpalosur statujën më të madhe në botë, e cila ka kushtuar 430 milionë dollarë për t’u ndërtuar.

Me një strukturë prej 182 metrave lartësi në qytetin perëndimor Gujarat, statuja nderon liderin indian të pavarësisë, Sardar Vallabhbhai Patel.

Kryeministri Narendra Modi ka thënë se “Statuja e Unitetit” do të shërbejë si atraksion i madh turistik.

Megjithatë banorët lokalë kanë thënë se ky projekt përbën keqmenaxhim të parasë publike dhe se fondet do të mund të shpenzoheshin më mirë.

Modi, që ka zbuluar statujën në një ceremoni madhështore, ka thënë se ajo do të jetë “simbol i integritetit të Indisë”.

Aeroplanët ushtarakë kanë lëshuar lule drejt statujës, e cila është dizjanuar nga skulptori indian, Ram V Sutar.

Sipas raportimeve lokale, policia ka angazhuar mijëra zyrtarë që të rrethojnë zonën e statujës, për shkak të protestave të dhunshme ditën e martë.

Zona e statutjës është kthyer në pikën kyçe për fermerët lokalë që janë duke kërkuar kompensim për tokën që ka marrë Qeveria për një mori projektesh duke përfshirë edhe tokën ku është vendosur statuja.

Statuja e Unitetit peshon rreth 67,000 tonë dhe është ndërtuar ashtu që t’iu rezistojë erërave dhe tërmeteve.

Më shumë se 2,000 punëtorë së bashku me qindra kontribues tjerë nga Kina janë angazhuar në ndërtimin e statujës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat