Irani akuzon Izraelin për sulme kibernetike

Azia

Irani akuzon Izraelin për sulme kibernetike

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 15:56
Javad Azari-Jahromi

Ministri i Telekomunikacionit të Iranit, Mohammad Javad Azari-Jahromi, ka akuzuar Izraelin për sulme kibernetike mbi infrastrukturën iraniane të cilin ai e ka cilësuar si të dështuar.

Ministri Azari-Jahromi, është zotuar se do t’i ndjek të gjitha procedurat ligjore për të dënuar këtë sulm, shkruan Reuters.

“Regjimi sionist (Izraeli) i njohur për sulmet me virusin kompjuterik Stuxnet, ka kryer sulme kibernetike ndaj Iranit për ta dëmtuar infrastrukturën e komunikimit tonë”, ka deklaruar ministri i Telekomunikacionit të Iranit, Mohammad Javad Azari-Jahromi.

“Falë ekipeve tona vigjilente, ai sulm ka dështuar. Irani do t’u drejtohet organeve ndërkombëtarë në mënyrë që të ndërmarr masa ndaj Izraelit”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat