‘Po mbytem, ma hiq këtë qese nga koka se jam klaustrofobik’ - Bota Sot
‘Po mbytem, ma hiq këtë qese nga koka se jam klaustrofobik’

Azia

‘Po mbytem, ma hiq këtë qese nga koka se jam klaustrofobik’

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 14:21
Jamal Khashoggi

“Po mbytem, ma hiq këtë qese nga koka pasi jam klaustrofobik”.

Këto janë fjalët e fundit të gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, 59 vjeç, para se të ndërronte jetë.

Nazif Karaman, reporter i gazetës turke ‘Sabah’ thotë se këto janë fjalët e fundit që dëgjohen në regjistrimin e bërë në konsullatën saudite në Stamboll.

Gazetari u fut më 2 tetor në konsullatë dhe nuk doli më prej andej. Ai donte thjesht të merrte dokumente për martesën e tij, por përfundoi i vdekur.

Një grup prej 15 personash mendohet se e kanë torturuar dhe vrarë. Trupi i tij nuk është gjetur ende, por dyshohet se e kanë hedhur në acid dhe më pas në kanalizime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test