Shpërthen dhuna midis Izraelit dhe Rripit të Gazës - Bota Sot
Shpërthen dhuna midis Izraelit dhe Rripit të Gazës

Azia

Shpërthen dhuna midis Izraelit dhe Rripit të Gazës

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 18:39
Kufiri Izrael - Rripi i Gazës

Dhuna shpërtheu midis Izraelit dhe Rripit të Gazës, një ditë pas vrasjes së shtatë militantëve dhe një ushtari izraelit në një operacion të fshehtë të forcave izraelite në Gaza.

Disa raketa u hodhën në drejtim të Izraelit, duke shënjestruar një autobus të zbrazët dhe duke plagosur rëndë një 19-vjeçar, thanë zyrtarët izraelitë.

Në përgjigje, Izraeli kreu disa sulme ajrore, nga të cilat raportohet të jetë vrarë një palestinez.

Një komandant militant dhe një ushtar izraelit qenë në mesin e të vdekurve të dielën.

Palestinezët thanë se një njësi izraelite, që udhëtonte në një automjet civil, ka vrarë komandantin e Hamasit.

Sipas burimeve palestineze, njësia izraelite ishte rreth 3 km brenda Rripit të Gazës, që kufizohet me Izraelin, kur militantët nga Hamasi, që kontrollojnë Rripin e Gazës, e ndaluan makinën.

Krahu ushtarak i grupit, Brigada Izzedine al-Qassam, tha se izraelitët hapën zjarr, duke vrarë komandantin lokal, Nur Barakeh.

Gjashtë nga palestinezët e vrarë i përkisnin Hamasit dhe i shtati ishte anëtar i grupit militant Komitetet e Rezistencës Popullore.

Forca e Mbrojtjes e Izraelit tha se një anëtar i njësisë speciale, të përfshirë në operacion, është vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Për shkak të përleshjeve, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ndërprerë vizitën e tij në Paris, për ngjarjet rreth 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, dhe është kthyer në Izrael, tha zyra e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test