Katastrofat natyrore dëmtojnë ekonominë e Japonisë - Bota Sot
Katastrofat natyrore dëmtojnë ekonominë e Japonisë

Azia

Katastrofat natyrore dëmtojnë ekonominë e Japonisë

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 08:32
Foto ilustrim

Ekonomia e Japonisë është zvogëluar në tremujorin e tretë të këtij viti për shkak të katastrofave natyrore që kanë goditur këtë shtet, çka ka rezultuar edhe me pengesa në eksport.

Shifrat paraprake kanë treguar se ekonomia vjetore ka rënë për 1.2 për qind nga korriku deri në shtator.

Një uragan shkatërrues dhe një tërmet kanë qenë vetëm dy në mesin e katastrofave me të cilat është përballur Japonia këtë vit, duke shkaktuar dëme më të mëdha se që është menduar.

Ky zvogëlim është pasojë edhe e luftës ekonomike në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, e cila është duke dëmtuar edhe ekonomitë tjera në botë.

Në një anketë të kryer nga Reuters, ekonomistët patën parashikuar 1 për qind ulje në këta muaj.

Sipas Reuters, eksportet kanë rënë për 1.8 për qind në tremujorin e kaluar, duke shënuar rënien më të shpejtë në më shumë se tre vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test