Pastronin gotat me të njëjtat peceta si dushet e tualetet, irritim ndaj hoteleve me 5 yje në Kinë - Bota Sot
Pastronin gotat me të njëjtat peceta si dushet e tualetet, irritim ndaj hoteleve me 5 yje në Kinë

Azia

Pastronin gotat me të njëjtat peceta si dushet e tualetet, irritim ndaj hoteleve me 5 yje në Kinë

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 14:58
Ilustrim

“Ritz-Carlton” dhe hotele të tjera me “5 yje” në Kinë kanë kërkuar ndjesë, pasi një video që vinte në dukje praktikat aspak higjienike të pastrimit të tyre u bë virale në rrjet gjatë kësaj jave, në skandalin më të fundit shëndetësor dhe mbi sigurinë që trondit vendin.

Pavarësisht standardeve të tyre luksoze dhe çmimeve tejet të larta, stafet e tyre të sanitareve u kapën teksa fshinin gotat e dhomave, me të njëjtët peshqirë apo sfungjerë që pastronin edhe dushet apo tualetet. Që kur videoja është publikuar në rrjetin “Weibo”, një rrjet social i ngjashëm me Twitterin, ditën e mërkurë, ajo ka arritur në mbi 30 milionë shikime.

Videoklipi duket se është regjistruar nga kamerat e fshehura në tualetet e hotelit dhe titullohet “Sekreti i gotave”. Krijuesi i videos, i cili identifikohet me pseudonimin “Huazong” pretendon se ka qëndruar në 147 hotele me “5 yje” e të këtij niveli përgjatë 6 viteve të fundit.

Irritimi masiv tërhoqi gjithashtu vëmendjen e autoriteteve rregullatore, të cilët premtuan një hetim. Ky vjen pas një skandali të kësaj vere që goditi vendin, kur një prodhues i vaksinave kundër tërbimit u gjet duke prodhuar vaksina nën standardet e lejuara.

Hoteli “Ritz-Carlton” në Shanghai ka njoftuar kryerjen e një hetimi të brendshëm pas publikimit të videos, që ekspozonte një prej sanitareve të tij duke përdorur të njëjtën copë pastrimi për të pastruar xhamat, dyshemetë e tualeteve, sikurse edhe gotat e dhomave. Por, hoteli thekson se sanitarja kishte kryer madje edhe trajnimin për të pastruar siç duhej dhomat.

“Jemi jashtëzakonisht të keqardhur për këtë, sepse praktikat aktuale të asaj dite nuk kanë qenë në përputhje me pastrimin standard të dhomave”, ishte ndjesa e kërkuar nga menaxherët e hotelit, duke theksuar se stafi do të ritrajnohej.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test