21 sauditë të dyshuar për vrasjen e Khashoggi nuk mund të marrin vizë amerikane

Azia

21 sauditë të dyshuar për vrasjen e Khashoggi nuk mund të marrin vizë amerikane

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 08:04
Jamal Khashoggi

Njëzet e një qytetarë sauditë, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e gazetarit disident Jamal Khashoggi, nuk mund të marrin vizë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, theksoi Departamenti amerikan i Shtetit, pas një njoftimi të sekretarit të tij, Mike Pompeo.

Kjo është masa e parë e ndërmarrë nga SHBA që nga fillimi i skandalit që ka përfshirë Riadin, ndërsa presidenti Donald Trump e quajti një “gjest shumë të keq”.

“Në samitin e G7-ës u diskutua edhe mbi këtë çështje. Pranimi nga Arabia Saudite i vrasjes së Jamal Khashoggit është një hap i parë, por shpjegimet deri më tani nga Riadi ende lënë shumë pyetje pa përgjigje”, tha ai.

Në samitin G7 iu kërkua Riadit që të punojë me Turqinë për një hetim “të besueshëm, transparent dhe të shpejtë”, në mënyrë që fajtorët të ndëshkohen nga drejtësia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat