22 të vdekur pas shpërthimit në një uzinë kimike

Azia

22 të vdekur pas shpërthimit në një uzinë kimike

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 09:36
Pekin

Të paktën 22 persona humbën jetën dhe 22 të tjerë u plagosën pas shpërthimit në një uzinë kimike në provincën Hebei, pranë Pekinit, thanë sot autoritetet kineze.

”Shpërthimi ndodhi pak pas mesnate pranë uzinës kimike ‘Hebei Shenghua Chemical Industry Co’, sipas bashkisë së qytetit Zhangjiakou.

Sipas hetimeve të para, të paktën 38 maune dhe 12 makina u përfshinë nga flakët pas shpërthimit.

”Aktualisht, po zhvillohen operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërkohë që të plagosurit ndodhen të gjithë në spital”, shtoi bashkia.

Shpërthimet në uzinat kimike kineze janë një ngjarje e zakontë për shkak të mungesës së masave të sigurisë. Në gusht 2015 pas një shpërthimi të ngjashëm humbën jetën 173 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat