Pepsi dhe Coca Cola premtojnë 1.2 miliardë dollarë investime në Pakistan

Azia

Pepsi dhe Coca Cola premtojnë 1.2 miliardë dollarë investime në Pakistan

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 06:37
Imran Khan

Pepsi dhe Coca Cola do të investojnë rreth 1.4 miliard dollarë në Pakistan në vitet e ardhshme, tha një deklaratë nga zyra e kryeministrit Imran Khan, pasi ky i fundit priti drejtuesit e dy kompanive në një takim zyrtar.

Pepsi planifikoi të bëjë “një investim të mëtejshëm prej $ 1.2 miliardë” në pesë vitet e ardhshme, tha zyra e Khan të mërkurën, pasi shefi ekzekutiv i kompanisë për Azinë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Mike Spanos udhëhoqi një delegacion të PepsiCo, në takimin me kryeministrin palestinez.

Coca-Cola, e cila ka një biznes prej 500 milionë dollarësh tashmë në Pakistan, gjithashtu premtoi një investim prej 200 milionë dollarësh në dy deri tre vitet e ardhshme, shtoi zyra e Khan në deklaratën e bërë për të shpjeguar marrëveshjet e arritura në këtë takim.

Një deklaratë nga kompania Pepsi, thoshte se Spanos diskutoi planet për sistemin e PepsiCo, për të investuar $ 1 miliard gjatë pesë viteve të ardhshme, ndërsa kompania tjetër, Coca Cola nuk iu përgjigj kërkesës për komente.

Khan, i cili mori pushtetin në gusht, ka trashëguar një ekonomi të tmerrshme me një defiçit të llogarisë korrente, që ka nxitur qeverinë të kërkojë kredi nga aleatët si Kina dhe Arabia Saudite, si dhe të hyjë në bisedimet e ndihmës me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Por shumë kompani të konsumit e shohin Pakistanin si një treg “të nxehtë” për shkak të popullsisë së saj me rritje të shpejtë, prej 208 milionë banorësh, me 100 milion njerëz nën moshën 30 vjeç.

“Është një vend me një popullsi të re dhe në rritje”, tha Spanos, shefi i PepsiCo. “Ne kemi marrë këtë vendim, duke menduar në afatgjatë dhe duke bërë investime që i përgjigjen nevojave sociale në ndryshim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat