Zbulohet në Izrael, unaza me emrin e Pons Pilatit

Azia

Zbulohet në Izrael, unaza me emrin e Pons Pilatit

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 06:34
Pons Pilati

Unaza e vogël u gjet 50 vite më parë në kompleksin arkeologjik Herodion, pranë Betlehemit në Cisgiordanja dhe mbi të sot, falë punës së një makine speciale të vënë në dispozicion nga laboratorët izraelitë të Antikitetit, është deshifruar një emër, ai i Pons Pilatit.

Bëhet fjalë për guvernatorin romak i cili qeverisi një rajon të Perandorisë Romake mes viteve 36 dhe 26 përpara lindjes së Krishtit; dhe që sipas Ungjillit udhëhoqi procesin që iu bë Jezu Krishtit dhe urdhëroi kryqëzimin e tij.

Unaza, bashkë me objekte të tjera, u gjet në gërmimet që u kryen në vitin 1968, pas luftës së gjashtë ditëve, të udhëhequra nga Gideon Forster të Universitetit hebraik të Jeruzalemit, në prag të hapjes së varrit dhe të pallatit të Erodit për vizitorët turistë.

Por vetëm së fundmi, drejtori i kompleksit Roi Porat u ka kërkuar studiuesve ta pastrojnë unazën për ta ekzaminuar: kërkesë që ka çuar në zbulimin e portretit te një vazoje vere të gdhendur nga një shkrim në greqisht, i cili i përkthyer do të thotë: “pronë e Pilatit”.

Unaza është prej bronzi, jo i ndonjë estetike të veçantë; si rrjedhojë, sipas specialistëve i përket një përdorimi të përditshëm. Sipas opinionit të disa studiuesve, i dhënë në “Israel Exploration Journal”, politikani romak ka gjasa që unazën ta ketë pasur të vendosur në gisht, kur kreu gjestin e famshëm të larjes së duarve dhe urdhëresës për të kryqëzuar Krishtin, siç e përshkruan Ungjilli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat